Sport

Lewandowski falënderon Kloppin në prag të ndeshjes Bayern – Liverpool

Në prag të super ndeshjes Bayern Munich – Liverpool, sulmuesi i skuadrës gjermane Robert Lewandowski ka shfrytëzuar rastin të falënderoj trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp.

Lewandowski dhe Klopp do të ‘ribashkohen’ në përballjen e Ligës së Kampionëve, në fazën e 1/16-ës së finales.Dyshja kishin punuar së bashku sa ishin pjesë e skuadrës gjermane, Borussia Dortmund, ku kishin korrur suksese të mëdha.

Lewandowski ka thënë edhe njëherë se Klopp ishte krucial në formimin e tij si lojtar.“Jam gjithmonë i lumtur ta takoj Jurgenin. Por, me gjasë kësaj radhe nuk do të kemi shumë kohë” ka thënë Lewa për “UEFA.com”, transmeton lajmi.net.

“Ai është një trajner që ka qenë krucial në jetën time si futbollist. Duhet ta falënderoj atë për ku jam në jetën time tani. Ai është fenomenal” ka thënë tutje sulmuesi polak.Bayenr Munich dhe Liverpool do të përballen për dy ndeshje të jashtëzakonshme, për të siguruar fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/