Rajon & Botë

Lëvizja e fundit e Putinit ngjall frikë në Britani

Rusia e vë Britanine e Madhe ne gjendje alerti. Kambanat e alarmit bien pasi Rusia ka vendosur te dergoje një luftanije te ngarkuar me armatime te renda permes kanalit të Anglisë.

Behet fjale per nje nga anijet qe cilesohet e frikshme, qe ka levizur ne Detin e Zi dhe pasi u fotografua duke kaluar Ngushticën e Gjibraltarit të dielën, anija e frikshme pritet të vazhdojë deri në Atlantik dhe më pas përmes Kanalit të Anglisë. Marina Mbretërore po përgatitet të “marrë masat e duhura” kur të afrohet Minsk, thane burimet nga Ministria e Mbrojtjes per Daily Star Online. Anija transporton rregullisht armë të mëdha dhe është përfshirë ne aksionin e fundit per të ndihmuar diktatorin sirian Bashar al-Assad. Anija pritet të kalojë përmes ngushticës së Dover, e cila është një rrugë ndërkombëtare e anijeve./panorama

the authorE B