Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka njoftuar se derisa temë e diskutimit në Kuvend ishte rritja e pagave nga Qeveria e Kosovës, një punëtor i mirëmbajtjes i ka njoftuar ata për shkëputjen e kontratave të tyre.
Siç njofton deputetja Haxhiu, kompania që kishte tenderin për mirëmbajtjen e Kuvendit do t’i shkëputet kontrata dhe se bashkë me të do të largohen edhe 50 punëtorë nga Kuvendi, një nga të cilët citon t’i ketë thënë se “Ne nuk kemi të ardhura tjera, nëse neve nuk na vazhdojnë kontratën, s’kemi as bukë t’i sigurojmë fëmijëve”.Tutje, ajo ka bërë të ditur se kanë pasur për synim që ta ngrisin si çështje gjatë seancës së djeshme këtë dukuri por, pohon se iu pamundësua nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Këtë çështje kemi pasur ta ngrisim edhe dje në Kuvend, por rrethanat e djeshme dhe veprimet e Kadri Veselit, na pamundësuan”, thuhet në reagimin e saj.
Reagimi i plotë i deputetës Haxhiu:Në kohën kur po diskutonim në Kuvend për vendimin e paligjshëm të Haradinajt për pagat, një punëtor i mirëmbajtjes, me një letër të bardhë erdhi dhe na njoftoi për shkëputjen e kontratave të tyre.Në atë letër të bardhë shkruante se si kompanisë që tani e ka tenderin, do t’i shkëputet kontrata dhe se bashkë me të do të largohen edhe 50 punëtorë nga Kuvendi.
Paga mujore që marrin punëtorët e mirëmbajtjes në Kuvend është 160 euro! Aq sa është një mëditje për mbledhje të Komisionit për deputetet!Në institucionin më të lartë në vend, shërbimi i mirëmbajtjes është privatizuar dhe para syve tanë (deputetëve) punëtorët trajtohen si skellevër për shkak të interesave mafioze të njerëzve brenda Kuvendit.Atyre ju është thënë të qëndrojnë aty deri të mërkurën dhe pas asaj dite të mos duken andej.
Këtë çështje kemi pasur ta ngrisim edhe dje në Kuvend, por rrethanat e djeshme dhe veprimet e Kadri Veselit, na pamundësuan.” Ne nuk kemi të ardhura tjera, nëse neve nuk na vazhdojnë kontratën, s’kemi as bukë t’i sigurojmë fëmijëve” – thoshte punëtori teksa na shpjegonte problemin.Thërras mediet t’a adresojnë këtë problem dhe këtë shtypje që i bëhet punëtorëve!
Vetëm me angazhim të përbashkët mund të kemi trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve!