Celine Dion është bashkuar me shumë të famshëm të tjerët të cilët kanë folur për të përhapur më shumë dashuri në botë për festën në muajin e homoseksualëve.
Këngëtarja 49-vjeçare e shkoi një letër të sinqertë për fansat e saj nga komuniteti LGBTQ si pjesë e projektit të Billboard, transmeton Klan Kosova.“Unë jam e nderuar që mund të ofroj fjalë të inkurajimit dhe forcës, në mbështetjet të të gjithë miqve të mi në komunitetin LGBTQ”, tha Celine.
“Unë gjithmonë kam thënë se muzika është një gjuhë që nuk ka pengesa, dhe është gjithashtu e vërtetë se dashuria është një emocion që nuk ka pengesa. Unë kam qenë me fat që jam rrethuar nga kaq shumë njerëz të bukur të këtij komuniteti gjatë tërë karrierës sime, nga interpretues, muzikantë, producentë dhe kompozitorë të talentuar, tek kolegët të cilët kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për suksesin tim. Shumë nga fansat e mi besnikë që kanë qëndruar pranë meje, në emër të dashurisë”.
“Të gjithë ju keni bërë një ndikim pozitiv në jetën time dhe shpresoj e lutem që bota jonë të vazhdojë të kuptojë më mirë se pranimi dhe toleranca janë virtyt që nuk mund t’i kemi kurrë. Për momentin unë bashkohem me secilin prej jush në kremtimin e këtij viti, duke iu dërguar dashurinë time dhe ju uruar paqe, dhe lumturi, sot, nesër dhe përtej”.