Ajo është një besimtare e devotshme, e cila edhe i uroi myslimanët për fillimin e muajit të Ramazanit.
Këngëtarja Leonora Jakupi, ka nisur të lexojë edhe librin e shenjtë të myslimanëve Kur’anin, dhe ka vendosur që me ndjekësit e saj në Instagram të ndajë një pjesë të tij.
“Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat,, edhe ata që përmbushin dispozitat e Allahut.
Pra përgëzoj besimtarët”, ka qenë ajeti i 112-të i këtij libri, ai që Leonora ka vendosur ta publikojë në Instagram, për fansat e saj.
Ndërsa sa i përket projekteve muzikore u bë kohë që këngëtarja Leonora Jakupi nuk ka sjell ndonjë të ri për ata që pëlqejnë muzikën e saj.
Leonroa cilësohet si një ndër femrat më me stil në estradën shqiptare, duke qenë gjithmonë në hap me trendet e fundit të modës.