Braziliani është kthyer sërish në stolin e trajnerit.
Pas një aventure si drejtor sportiv i Paris Saint-Germain, braziliani Leonardo kthehet sërish në profesionin e trajnerit.
Ai ka nënshkruar kontratë me klubin turk, Antalyaspor dhe punën do ta nisë menjëherë në Super Ligën e Turqisë.
Leonardo si trajner ka udhëhequr Milanin dhe Interin, derisa me këta të fundit ka fituar Kupën e Italisë në vitin 2011.
Braziliani në ekipin e Antalyasporit do të gjejë dy yje si Samuel Eto’o dhe Samir Nasri.