Leo Messi bëri një udhëtim të papritur në Itali, të hënën e kaluar, duke përfituar nga fakti se stafi teknik i kishte dhënë pushim. Thashethemet u rritën shpejt, duke vënë në dukje se vizita e tij në Apenine ishte i detyruar, për t’u konsultuar mbi dietën e të ushqyerit me nutricionistin e njohur, Giuliano Poser.
Ky i fundit është një specialist italian i kësaj fushe, që këshillon shumë futbollistë elitarë, mes të cilëve edhe Leo Messin. Ky i fundit ia njeh më së miri vlerat italianit, pasi nga viti 2015 këshillohet ekskluzivisht prej tij sa i takon mënyrës së të ushqyerit. Ylli argjentinas e kishte bërë vizitën e fundit tek Giuliano Poser në qershor të vitit të kaluar, në prag të pjesëmarrjes në Kupën e Botës në Rusi.
Në klub e panë si mjaft të çuditshëm informacionin se lojtari po e vizitonte klinikën e Poser. Së pari, sepse sa herë që Messi ka shkuar te mjeku në fjalë italian, e ka bërë me dijeninë dhe pëlqimin e klubit. E dyta për shkak se, në këtë sezon të hershëm, përpara shtatorit të kaluar, lojtari pati premtuar për të respektuar dietën e mjekëve të klubit, e detyrueshme për të gjithë lojtarët.
Në fakt, sulmuesi argjentinas ka treguar gjithë këto kohë se është shumë i kënaqur me rekomandimet dhe punën e specialistëve të klubit, kështu që Barcelona mbeti e habitur pse Messi shkoi përsëri te Poser. Drejtuesit e klubit u konsultuan shpejt me njerëzit pranë lojtarit për të parë nëse ai informacion ishte i vërtetë. Por, gjithçka u mohua, duke siguruar që Leo kishte udhëtuar në Itali për arsye strikte profesionale, jo për të shkuar në klinikën e nutritionistit Poser. /FaktePlus