Toni Kroos është lënduar në stërvitjen e sotme të Real Madridit
Trajneri Zinedine Zidane ka marrë një lajm shumë të keq gjatë stërvitjeve të sotme, pasi para kohe stërvitjen e ka kryer Toni Kroos.
Gjermani ka pësuar një lëndim në nyje dhe është dashur të largohej nga stërvitje.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit, por Marca njofton se Kroos nuk do të luajë në miqësoren e nesërme ndaj Manchester Cityt.
Përveç gjermanit, në stërvitje ka munguar edhe kapiteni Sergio Ramos, i cili po ka probleme me veshin e tij. /Express/