Thiago Silva ka pësuar një lëndim
Trajneri Paris Saint-Germain, Unai Emery, ka marrë një lajm të keq. Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka pësuar një lëndim.
Ish-ylli i Milanit është lënduar në ndeshjen mes Brazilit dhe Bolivisë, e cila është zhvilluar në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.
Silva, i cili ka pasur një shqetësim në muskuj, është zëvendësuar në minutën e 29-të nga Marquinhos. Ende nuk dihet se për sa kohë do të mbetet Silva jashtë fushës. /Express/