Kosova ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Ukrainën, e cila do të zhvillohet me 6 tetor në Shkodër
Një tjetër problem ka dalë për trajnerin Albet Bunjaki, vetëm dy ditë para ndeshjes me Ukrainën, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Mesfushori i Brondbyt, Besar Halimi ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë, duke lënë stërvitjen para kohës.
Nuk dihet nëse do të jetë gati për të premten, por mungesa e tij do të ishte një humbje e madhe, kur dihet forma e mirë që po kalon në Danimarkë.
Përveç Halimit, të lënduar janë edhe Arbër Zenelei, Enis Alushi, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli, ndërsa të suspenduar janë Bernard dhe Valon Berisha. /Express/