Burak Ozcivit është një prej aktorëve turk më të pëlqyer nga publiku shqiptar.
Aktorin e kemi parë gjithmonë në projektet e serialeve, por kësaj radhe është i angazhuar në bërjen e një filmi.
Por gjatë xhirimeve të filmit më të ri “Can Feda”, bashkëshorti i Fahriye Evcen ka pësuar një plagë të rëndë.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt të qytetit të Stambollit për ekzaminime mjekësore.
Sipas të dhënave të para, 32-vjeçari ka këputur ligamentet e këmbës së majtë dhe për këtë duhet të pushojë.