Federata e Futbollit të Argjentinës ka konfirmuar se Lanzini do të mungojë në “Botërorin 2018”.
Pas portierit Sergio Romero, Argjentina humb edhe një futbollist të rëndësishëm për Kampionatin botëror 2018.
Manuel Lanzini ka pësuar lëndim të rëndë në ligamentin krucial të gjurit në këmbën e djathtë.
Federata e Futbollit të Argjentinës ka konfirmuar se Lanzini do të mungojë në “Botërorin 2018”, përcjell “lajmi.net”.
Talenti i West Ham United kaloi një sezon pozitiv me ekipin londinez. /Lajmi.net/






















