Bayern Munichu ka marrë një lajm të keq për lëndimin e talentit Kinglsey Coman.
Kampioni i Bundesligës nuk do të mund të llogarisë në reprezentuesin francez për dy muajt e ardhshëm, pas një lëndimi që ka marrë lojtari në ligamentin e gjurit.
Coman ka qenë i ftuar në kombëtaren e Francës dhe në përgatitje për ndeshjen kualifikuese ndaj Suedisë, ai është lënduar dhe është dashur që t’i nënshtrohet testeve mjekësore, ku është konstatuar edhe lëndimi, transmeton KosovaPress.
Talenti 20-vjeçar që është i huazuar nga Juventusi, ka regjistruar gjashtë paraqitje në Bundesligë.