Sikur nuk i mjaftojnë kritikat e shumta që po merr Zinedine Zidane për lojën aspak të mirë, tani ai nuk mund të llogarisë për ndeshjet e ardhshme në shërbimet e Dani Carvajal.
Real Madridi përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se Dani është dëmtuar, por nuk është treguar koha e rikuperimit.
Lëndimi nuk është i lehtë, andaj ai mund të mungojë gjatë.
Reali ka shkruar në njoftimin për Carvajal: “Pas testeve të kryera nga stafi mjekësore në lojtarin tonë Dani Carvajal, ai u diagnostikua me një dëmtim të ligamentit anësor të brendshëm të gjurit të tij të djathtë”.
Pra bëhet fjalë për probleme me ligamente të gjurit, një dëmtim që ndër vite u ka shkaktuar shumë telashe futbollistëve. /Gazeta Express/