Sport

Lëndohet Carrasco, mungon ndaj Real Madridit (Foto)

Yannick Ferreira Carrasco, ylli i Atletico Madridit, ka pësuar një lëndim në humbjen ndaj Villarrealit.Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, ka marrë një lajm të keq pas humbjes nga Villarreali në shtëpi.

Trajneri argjentinas nuk do të mund të llogarit në shërbimet e sulmuesit belg, Yannick Ferreira Carrasco për dy javë, shkruan Marca, përcjell Express.

Carrasco, i cili pësoi një lëndim në krah në ndeshje ndaj Villarrealit, do t’i mungoj Atleticos në dy ndeshje të La Ligas.Por, jo vetëm kaq. Ai do të mungoj dhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, e cila luhet në Santiago Bernabeu.