Sport

Lëndohet Armando Sadiku, tregon momentet e tmerrit

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku u lëndua sot në ndeshjen Levante – Espanyol, që
përfundoi në barazim 1-1.
Sadiku u përplas me portierin kundërshtar në fund të pjesës së parë dhe u detyrua të shkonte në spital.
Pas ndeshjes, lojtari ka folur për mediat, ku ka treguar momentet e tmerrit.

“Ishte si një bombë, nuk e prisja fare që do të dilte portieri në atë mënyrë dhe u përplasëm kokë më
kokë. Ai ka pësuar një çarje te veshi dhe një frakturë kocke afër veshi, unë një frakturë në hundë.
Doktori ma vendosi në vend, një operacion i vogël, nuk ka asgjë serioze. Do ta mbaj në allçi për dy ditë,
të mërkurën pasdite dal në stërvitje me ekipin”.