Sport

Lëndimi i Douglas Costas më serioz sesa që dukej në fillim

Ylli i Bayern Munichut ka lënduar gjurin në ndeshjen e fundit.
Lëndim serioz për Douglas Costan që tani rrezikon të mbyllë para kohe sezonin.Sipas mediave gjermane, lëndimi në gju i pësuar nga braziliani i Bayern Munich është më i rëndë seç ishte parashikuar, aq sa mund të duhet edhe një ndërhyrje kirurgjikale, transmeton KosovaPress.
Megjithatë stafi mjekësor i kampionëve të Gjermanisë do t’i bëjë disa kontrolle të tjera mjekësore lojtarit me shpresën që lëndimi mos të jetë shumë serioz, dhe të zgjidhet vetëm me anë të terapive, në mënyrë që Costa të jetë sa më parë në dispozicion të trajnerit Ancelotti.Costa nuk do të mund të luajë në dy ndeshjet e ardhshme të Brazilit në Kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’. /KosovaPress/