Sport

Lëndim i rëndë për Contin, 6 muaj jashtë

Mbrojtësi i ri i Milanit ka këputur ligamentin e gjurit të majtë.

Një lajm i keq për Milanin pasi që mbrojtësi Andrea Conti ka pësuar një lëndim të rëndë dhe do të mungojë për të paktën gjashtë muaj.

Mëngjesin e së shtunës ai pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, para se të nisë programin rikuperues, transmeton KosovaPress.

“Andrea Conti iu është nënshtruar testeve klinike, që kanë nxjerrë dëmtimin e ligamentit të përparmë të gjurit të majtë. Anësori i djathtë do të operohet nesër, ndërhyrje që do të kryhet nga profesor Schonhuber. Koha e rikuperimit përllogaritet në 6 muaj”, thuhet në komunikatën zyrtare të Milanit.

Conti është transferuar këtë verë te Milani nga skuadra e Atalantas.