Mbrojtësi i krahut të djathtë të Real Madridit është lënduar të martën.
Dani Carvajal ka pësuar tërheqje muskulore në këmbën e majtë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale që Real Madridi e ka fituar 3:0 ndaj Altetico Madridit.
Raporti mjekësor i cili është publikuar nga klubi, tregon për lëndimin e lojtarit por nuk ceket koha se sa do të qëndrojë jashtë fushave, reprezentuesi spanjoll.
Një gjë është e sigurt, Carvajal nuk do të mund të luajë në ndeshjet e mbetura të Realit në La Liga dhe shpresa e vetme e tij mbetet finalja e 3 qershorit, ku ‘Los Blancos’ janë shumë pranë kualifikimit.