Sport

Lemina drejt gjigantit turk

MELBOURNE, AUSTRALIA - JULY 23: Mario Lemina of Juventus runs with the ball during the 2016 International Champions Cup Australia match between Melbourne Victory FC and Juventus FC at Melbourne Cricket Ground on July 23, 2016 in Melbourne, Australia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)

Mario Lemina është i gatshëm ta provojë edhe futbollin turk.Mesfushori afrikan si duket ka vendosur të largohet nga kampionët e Italisë Juventus.

Hapësira jo e madhe ka bërë që Lemina të fillojë t’i analizojë ofertat për tu larguar nga Torino.Por duket se ai ka vendosur për skuadrën e tij të re e cila do të jetë nga Stambolli i Turqisë.

Gjiganti turk, Galatasaray i ka ofruar kontratë katër vjeçare me katër milionë euro pagë vjetore.Kjo ka bërë që ish-anëtari i Marseilles të pranojë ofertën, ndërsa tani po diskutojnë dy klubet për çmimin e lojtarit.Besohet se gjithçka do të mbyllet për një shumë rreth 14 milionë euro.