Aktuale

Lekaj: VV dhe LAA janë penguesit e krijimit të institucioneve

Pas përfundimit të takimit konsultativ ndërmjet partive politike, Pal Lekaj në një prononcim për media ka thënë se kërkësa e tyre për të pasur edhe një takim shtesë gjatë javës së ardhshme nuk është realizuar dhe se përfundimisht PAN nesër nuk do të marrë pjesë në seancë. Ai thotë se VV-ja dhe LAA-ja janë penguesit e krijimit të institucioneve.

“Ju e vërejtët se kush është pengesë për krijimin e institucioneve. Ne si PAN përfundimisht nuk marrim pjesë në seancën e nesërme. Është e pakuptimt kjo lojë politike, në kërkuam edhe një takim por nuk u realizua dhe nuk do të marrim pjesë në asnjë seancë deri sa të thirremi për seancë. Lëvizja Vetëvendosje dhe LAA janë penguesit më të mëdhenjë”- ka thënë Lekaj, raporton Express.

the authorE B