Aktuale

Lekaj uron besimtarët myslimanë për Festën e Bajramit

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në rastin e festës së Fitër Bajramit.

Lekaj ka thënë se duhet të shtrijmë doren e solidaritetit, mirëkuptimit e të faljes dhe të bashkuar të ecim përpara në perspektivë.

Postimi i plotë i Lekaj:

Të dashur Shqiptarë,

Nesër është festë, është Fiter Bajrami për besimtarët e besimit Islam, por jo vetëm për ta, por për të gjithë, sepse ne kemi Bajram e Pashkë, por kombin Shqiptarë e kemi bashkë. Andaj urime të gjithëve!

Shtrini dorën e solidaritetit, të mirëkuptimit e të faljes, secili secilit, e të bashkuar si një trung të ecim përpara në perspektivë. /Indeksonline/

the authorE B