Aktuale

Lekaj thotë se Beteja e Kosharës ishte sikur lufta e ‘300 spartanëve’

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Beteja e Koshares ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri më tutje në Kosovë.

Këto deklarime Lekaj i dha në një status në facebook, teksa ka kujtuar thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja statusi i tij i plotë:

”Beteja e Koshares – sikur lufta e “300 spartanëve”

Beteja e Koshares, thyerja e kufirit (të padrejtë) ndërmjet dy vendeve shqiptare ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri me tutje në Kosovë. Djemtë e vajzat e UÇK-së që u angazhuan në këtë betejë janë “spartanet” që e goditën përfundimisht makinerinë gjenocidiale të Serbisë dhe i ndalën turrin vrastar asaj makinerie.

Sot e çdo herë duhet t’i kujtojmë me pijetet të lartë dëshmorët e kësaj betejë dhe të gjithë ata që ranë në luftën çlirimtarë të UÇK-së. Lavdi!”

the authorE B