Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë patra deputetëve se të gjitha ato që i tha kryeministri janë të pa vërteta sepse qytetari ballafaqohet me varfërinë të skajshme, duke mos pasur as 2 euro në gjepë.
Ai duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Mustafa, tha se mijëra qytetarë e kanë lëshuar vendin sepse nuk shohin shpresë në vendin tonë.
“Prandaj si grup parlamentar do ta përkrah mocionin, në mënyrë që kjo qeveri të shkoj në shtëpi dhe kjo agoni të ndryshoj”, tha ai./KosovaPress/