Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë vizitës në komunën e Gjilanit në emër të Qeverisë Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Erëza Berishës, e cila ditë më parë ka vdekur nga lëndimet e marra nga një aksident komunikacioni në Gjilan.Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Erëza Berishës, ministri Lekaj shpreson që këso raste të mos përsëriten kurrë.
“Më lejoni të shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta të Qeverisë Haradinaj, ministrisë së Infrastrukturës familjes të së ndjerës dhe dashtë Zoti që këto raste kurrë të mos përsëriten”, tha ai.Edhe kryetari i Gjilani, Lutfi Haziri me këtë rast tha se vdekja e Erëza Berishës i ka tronditur të gjithë, dhe se do të ndërmarrin të gjitha hapat që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
“Erëza mbetet pikë e cila do të eliminohet, sepse jemi komunë, e cila nuk ka pasur problem të natyrës së tillë dhe vdekje me fatalitet as në komunikacione. Por ky rast tragjik neve na ka tronditur të gjithëve. Ministri sot është solidarizuar me ne dhe me familjen e Erzës me besim që do të merret të gjitha kushtet që të mos lejojmë të ndodhin raste të tilla”, tha ai.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë kësaj vizite në qytetin e Gjilanit është bërë pjesë dhe e fushatës sensibilizuese “TI JE NJË DARDAN”, e cila iu del në ndihmë fëmijëve të prekur nga leukemia.Po ashtu, Lekaj gjatë takimit që zhvilloi me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të përbashkëta për investime infrastrukturore në Gjilan.