Aktuale

Lekaj-Mikullovcit: Caktuat seancë pa u pajtuar të gjithë partitë

Një debat në mes kryesuesit të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të subjekteve politike po ndodhë në këto momente në Kuvendin e Kosovës. Përfaqësuesit e PAN-it i thanë se nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës e nesërme, pasi Mikullovci ka caktuar seancë pa pajtimin e të gjitha subjekteve politike.

Sipas tij, votimi i kryetarit të Kuvendit është formal dhe është e padrejtë që subjektet politike ta pengojnë këtë.

“Kjo i takon PAN dhe askujt tjetër, nuk mund të veni kushte se kush do të jetë kandidat. Është z Veseli që do të zgjidhet dhe kandidatin për kryeministër Haradinaj që shumë shpejtë edhe qeveria do të formohet. Mos të krijohet huti, pse iu pengon kandidati i PAN, pse e pengoni, pse nuk e votoni, jepni rrugëzgjidhje. Tani thirret seanca e njëanshme dhe sot ne bisedojmë është e pakuptimtë dhe e padrejtë. Ne si AAK nuk marrim pjesë në këto seanca që thirren pa pëlqimin e subjekteve politike. Te thirret një seancë e tillë është e ngutshme dhe është e padrejtë”, tha ai.

Mikullovci shtoi se nuk e anulon seancën e nesërme./KosovaPress/

the authorE B