Leicester City mposhti 6:5 Celticun pas ekzekutimit të penaltive
Leicester City ka mposhtur Celticun pas ekzekutimit të penaltive, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të ‘International Champions Cup’ ku kampionët e Premierligës tani kanë 2 pikë pasi fituesi përmes penalltive merr kaq pikë.
Loja e rregullt përfundoi 1:1. Në këtë ndeshje shkëlqeu, Riyad Mahrez, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 46’të, derisa Celticu barazoi në minutën e 59’të përmes Eoghan O’Connell.