Sport

Leicester nuk ndalet, transferon sulmuesin e njohur afrikan (Foto)

Kampioni aktual i Anglisë, Leicester City nuk ndalet duke përforcuar skuadrën.

Pasi dje transferuar mesfushorin francez Mendy, tani ka ardhur konfirmimi që skuadra e Claudio Ranierit ka arritur marrëveshjes me CSKA Moskën për sulmuesin nigerian Ahmed Musa.

Musa ka treguar formë të lartë në vitet e fundit me CSKA e Moskës duke shënuar 54 gola në 168 ndeshje nga viti 2012.

Transferimin e tij në Leicester City për 16,600,000 milionë funte e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit Tony Harris.

“Mund ta konfirmojë që çdo gjë është kryer dhe lojtari im Ahmed Musa do të jetë të mërkurën në Angli”.

“Marrëveshja është arritur mes dy klubeve por edhe për kushtet e lojtarit i cili do t’i kryer vizitat mjekësore dhe të nënshkruaj pastaj”, deklaroi Harris.

Befasia më e madhe e viteve të fundit, Leicester City do të luajë për herë të parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Manchester United's English defender Phil Jones (L) vies for the ball with CSKA Moscow's Nigerian forward Ahmed Musa during the UEFA Champions League group B football match between PFC CSKA Moscow and FC Manchester United at the Arena Khimki stadium outside Moscow on October 21, 2015. AFP PHOTO / YURI KADOBNOVYURI KADOBNOV/AFP/Getty Images