Kampionët e Anglisë kanë zgjedhur trajnerin që do t’i drejtojë deri në fund të stinorit.
Pas shkarkimit të Claudio Ranierit nga posti i trajnerit, drejtimin e skuadrës e kishte marrë Craig Shakespeare i cili ka udhëhequr Leicesterin drejt dy fitoreve rresht në Premier Ligë, duke e larguar ekipin nga zona e rrezikshme.
Kanë mjaftuar këto dy ndeshje që pronarët e klubit, t’ia besojnë atij punën e trajnerit deri në përfundim të këtij stinori, ku objektivi i vetëm mbetet qëndrimi në elitën e futbollit anglez, transmeton KosovaPress.
Pas 27 xhirove të zhvilluara Leicester ka po aq pikë dhe mbanë vendin e 15-të në tabelë.