Sport

Leicester City leksion Cityt te Guardiolas

Leicester City i ka dhënë leksion Manchester Cityt te Pep Guardiolas, duke e mposhtur me rezultat 4-2, të shtunën në javën e 15-të të Premier League-s.

Kampionët në fuqi të Anglisë, kanë bërë ndeshjen më të mirë në këtë sezon të garave, duke e deklasuar skuadrën e Cityt, transmeton KosovaPress.

Hero i fitores së Leicesterit, padyshim ishte Jamie Vardy, i cili shënoi het-trik në minutën e 3-të, 20-të dhe 79-të, kurse, një gol për nikoqirët e realizoi King në minutën 5-të, ndërsa për ekipin e Guardiolas e realizuan Kolarov në minutën e 82-të e Nolito (90’).

Manchester City bie në pozitën e katërt më 30 pikë, kurse, Leicester është në vendin e 14-të më 16 pikë./KosovaPress/