Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus ka mohuar çdo spekulim që e lidhë atë me stolin e Përfaqësueses së Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Mediat e shumta dje raportuan se ish-lojtari i skuadrave të mëdha, do të bëhet trajneri i ardhshëm i Kosovës.
Megjithatë kjo doli të jetë vetëm një spekulim. 56-vjeçari ka folur për mediat e huaja dhe ka thënë se nuk ka gjasa të ndodhë kjo.
“Selektor, nuk ka shanse, mohoj ashpër mundësinë për t’u bërë trajner i Kosovës”, ka thënë Matthausi.
Gjermani ka qenë një futbollist i shkëlqyer duke bërë afro 600 paraqitje në karrierë në skuadra të ndryshme, por në anën e menaxhimit ai nuk ka qenë i suksesshëm asnjëherë. Matthaus ka menaxhuar skuadra si Rapid Wiena, Partizani i Beogradit, Hungaria, Red Bull Salzburg, Maccabi Netanya dhe Kombëtaren e Bullgarisë./IndeksOnline/