Legjenda e Real Madrid, Guti Hernandez duket se po kthehet në kampionatin spanjoll edhe një herë tjetër.
Guti ka ndarë rrugët me skuadrën turke Besiktas, ku deri më tani ishte në postin e ndihmës trajnerit.
‘Marca’ raporton se ish mesfushori po kërkon një klub në Spanjë, për të ushtruar detyrën e trajnerit, transmeton lajmi.net.
Spanjolli kishte edhe një vit kontratë të mbetur me gjigantin turk, por kontratën e tij ai nuk do ta shfrytëzoj deri në fund.
Guti më herët kishte drejtuar kategoritë e reja të Real Madrid, me të cilat kishte pasur mjaft sukses.
Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra spanjolle që do të hap dyert për ish mesfushorin e Real Madrid. /Lajmi.net/