Sport

Legjenda e Arsenalit: Arsene Wenger nuk më ka mësuar asgjë

Legjenda e Arsenalit, ish-kapiteni Tony Adams, ka thënë se trajneri francez Arsene Wenger ka fortësi, por përmirësimi i lojtarëve nuk është njëra prej tyre

Tony Adams ka pohuar se nuk ka mësuar asgjë hiç nën urdhrat e Wengerit si dhe e ka kritikuar formën e dobët të Arsenalit në këtë fillim sezon, transmeton Express.

“Për përgatitjet dhe rikuperimin ai ishte më i mirë së kushdo tjetër. Si psikolog – sa i përket bashkëveprimit të tij me lojtarët – ai ishte fantastik, numër një”, ka thënë Adams.

“Por, a më ka mësuar ndonjë gjë? Jo. Më ka mësuar si të mbroj? Jo”, ka shtuar ai. /Express/