ShowBiz

Ledri ia bën më sy politikës

Reperi Ledri Vula mund që të jetë njëri prej politikanëve të radhës në Kosovë

Tashmë nuk është asgjë sekret.

Shumë nga reperët e skenës në Kosovë e kanë provuar politikën, disa janë ende në politikë siç është Memli Krasniqi dhe disa të tjerë e kanë lënë.

Ai që e ka lënë dhe i është kthyer muzikës me një përkushtim edhe më të madh është reperi Genc Prelvukaj.

Por, në një foto të re që Ledri ka postuar nëpër rrjetet sociale, duket se edhe ai ka dëshirë që ti futet jetës politike dhe publike në vend.

“Zyrtar i lartë aty”, ka shkruar Ledri derisa ka qenë i veshur me tesha serioze, ashtu sikurse veshën politikanët.

Nuk dihet se cili ka qenë synimi i reperit, apo ndoshta ai kështu po ia bën me sy politikës që të angazhohet në ndonjërën prej partive politike shqiptare. /GazetaExpress/

the authorE B