ShowBiz

Ledri dhe Mc Kresha festojnë ditën e fëmijëve (Foto)

Ledri Vula dhe Mc Kresha, janë dy ndër emrat më të dashur e më të kërkuar kur bëhet fjalë për repin kosovar.

Që të dy të njohur për super hite, të cilat i rezistojnë gjatë kohës dhe konkurrencës nga risitë muzikore, e kjo rezulton më pas me numër të konsiderueshëm koncertesh.

Ledri e Kresha shquhen edhe për bashkëpunime të njëpasnjëshme, e njëherit edhe për miqësi të afërt me njëri-tjetrin.

Të tillë shfaqen dhe së fundi, e si duket 1 Qershori, dita e fëmijëve i ka bashkuar për të bërë një postim tejet interesant, transmeton Kosovarja.

“Childhood” është përshkrimi që Ledri i ka vënë fotos së publikur në Instagram.

the authorE B