Sport

LeBron James tejkalon edhe legjendën Michael Jordan

Cleveland Cavaliers dhe Golden State do të diskutojnë titullin kampion të NBA për të tretin vit radhazi.
Skuadra nga Ohio fitoi ndeshjen e pestë ndaj Bostoni në TD Garden 135-102 duke mbyllur llogaritë e përballjeve me të në 4-1.

LeBron James ishte heroi për Cavaliers me 35 pikët e shënuara prej tij duke shkruar emrin në historinë e NBA si shënuesi më i mirë në fazën e playoffit.

Basketbollisti i Cleveland arriti në kuotën e 5995 pikëve në këtë fazë duke lënë pas legjendën Michael Jordan, që deri tani kryesonte me 5987 pikë.

Seria e ndeshjeve të finales së madhe të NBA mes Golden State dhe Cleveland nis në 1 qershor me ndeshjen që do të zhvillohet në Oracle Arena.

Warriors e fitoi titullin në 2015, ndërsa Cavaliers në 2016, tani mbetet për të mësuar se cila nga këto dy skuadra do të rimarrë unazën e skuadrës më të mirë në NBA. /Express/