Ashtu siç ka raportuar më herët KosovaPress-i, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka dalë nga koalicioni me AKR-në në këtë komunë.
Kryetari i degës së LDK-së për Mitrovicë Safet Kamberi, në konferencën për medie që e mbajti në Prishtinë, deklaroi se LDK-ja nuk është më në koalicion me AKR-në, dhe krejt kjo sipas tij, ka ndodhur për shkak se kontributi i qeverisjes së LDK-së në këtë komunë për interesin e qytetarëve, nuk është përfillë nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
Kamberi ka shtuar se kontributi i LDK-së, tash do të jetë vetëm brenda partisë së saj në Mitrovicë./KP