Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varrezat në Prekaz dhe ka vizituar vizituan Familjen Jashari.
Në një komunikatë për media nga LDK-ja thuhet se me këtë rast nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu është shprehur se “sot është ditë dhimbje por edhe krenarie sepse 20 vjet më parë Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij bën sakrificën më të madhe me çmimin e jetës për çlirimin e Kosovës”.
Në komunikatën e LDK-së thuhet se kryefamiljari Rifat Jashari i falënderoi anëtarët e kryesisë për vizitën, dhe dhimbjen e krenarinë që ndajnë çdo herë me familjen Jashari.