Ndarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës ta marr primatin e grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Vetëvendosje, që kishte 32 deputetë, pjesa e pakënaqur që janë 13 deputetë, kanë bërë kërkesë për ndarje nga kjo parti, e që rrjedhimisht partia e Albin Kurtit mbetet me 19 deputetë, raporton lajmi.net.
E LDK-ja ka 27 deputetë momentalisht, me Mimoza Kusarin dhe Ilir Dedën që funksionojnë në kuadër të grupit parlamentar të kësaj partie.
Partia e Albin Kurtit do të renditet e treta, pas PDK-së që ka 23 deputetë aktualisht./Lajmi.net/