Lazio e ka mposhtur Romën, në kryederbin italian të kësaj fundjave, me rezultat 1-3, takim ky i zhvilluar në kuadër të Serisë A.
Edhe ky duel mes rivalëve më të mëdhenj të kryeqytetit italian, është përshkruar më një rivalitet të madhe, ndërsa ‘lacialët’ me këtë fitore bëjnë hapin e madh në garën që dërgon në zonën Ligës së Kampionëve.
Skuadra ‘bardhekaltër’ më mirë e nisi ndeshjen dhe përmes Keitas (12’) kalojë në epërsi prej 0-1. Romanët u kthyen në lojë me anë te De Rossit (45’), i cili shënoi nga pika e bardhë.
Skuadra e Lazios u tregua ekipi mjaft i mirë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe dy gola. Basta (50’) kaloj mysafirët në avantazh prej 1-2, derisa goditjen e tretë Romës ua dha Keita (85’), duke shënuar golin e tretë për Lazion, të dytin personal të tij në këtë takim.
Pas kësaj fitore, Lazio ngjitët në pozitën e katërt me 67 pikë, kurse, Roma mbetet në vendin e dytë me 75 pikë të grumbulluara./Arbresh.info/