Lazio ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën Thomas Strakoshas
Paraqitjet fantastike me Lazion këtë edicion, kanë bërë që e ardhmja e portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, të jetë e sigurt.
Ai në sezonin e kaluar, por edhe deri më tani, ka qenë fantastik, duke luajtur shumicën e kohës për Lazion dhe duke qenë një nga më të mirët.
Sipas Gazzetta Dello Sport, drejtuesit e Lazios dhe portieri kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin italian deri në vitin 2022, përcjell Express.