Ekipi italian Lazio, ka zyrtarizuar transferimin e anësorit të Valencia, Luis Nani.
Portugezi është transferuar në ekipin italian si huazim një vjeçar, me të drejtën për blerje, raporton KosovaPress.
Ish-anësori i Manchester United, Sporting dhe Fenerbahce, ka shënuar 5 gola dhe 8 asiste, në 26 ndeshje të luajtura për spanjollët e Valencias sezonin e kaluar./KosovaPress/





















