Ezequiel Lavezzi cilësohet si një prej transferimeve më të dështuara në histori.
Sulmuesi argjentinas u transferuar me shumë bujë një vit më parë në Super Ligën e Kinës duke nënshkruar me Hebei China Fortune për rreth 30 milionë euro.
Por, viti i tij i parë në shtetin aziatik ka qenë i tmerrshëm, pasi që deri më tani ai nuk ka arritur të realizojë asnjë gol si dhe është përballur me lëndime të njëpasnjëshme.
Lavezzi trajtohet si një mbret në Kinë, ku paguhet rreth 550 mijë euro në javë dhe klubi i ka siguruar dy vila, dy makina luksoze dhe një kuzhinier personal, por ajo që i kërkohet të dhurojë në fushë ai deri më tani nuk e ka bërë.
Ish-sulmuesi i PSG ka regjistruar vetëm 10 paraqitje me skuadrën e Hebei dhe ende është në kërkim të golit të parë.