Sport

Las Palmas kërkon Gabigolin

Talenti brazilian nuk po gjen hapësira te Interi.

Erdhi me shumë bujë te Interi, por Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol ka zhvilluar në total vetëm 20 minuta me skuadrën zikaltër në Serie A këtë sezon.

Ndonëse është një prej futbollistëve më të shtrenjtë në histori të Interit, 20-vjeçari nuk ka besimin e trajnerit Stefano Pioli.

Për reprezentuesin brazilian kanë nisur të interesohen shumë skuadra që duan ta huazojnë në janar, në mesin e të cilave edhe Las Palmas, transmeton KosovaPress.

Sipas ESPN, skuadra e kanarinave e kërkon Gabigolin në një formë huazimi për gjashtë muaj, por pa të drejt blerjeje pasi që Interi e dëshiron ta ketë në skuadër për vitin e ardhshëm.

Përveç Las Palmas, janë edhe disa ekipe në Itali që kanë shfaqur interesim për ish-futbollistin e Santos.