Matteo Darmian pritet të transferohet në Inter gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, mund të ketë luajtur minutat e tij të fundit në Premierligë.
Italiani nuk po pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho dhe po mendon largimin, shkruan Mundo Deportivo.
Skuadra e ardhshme e tij pritet të jetë Inter, pasi lojtari po kërkohet me ngulm nga trajneri Stefano Pioli, i cili ka nevojë për një mbrojtës të tillë. /Express/