Valencia ka bërë ofertë zyrtare për Marcos Rojo.
Mbrojtësi argjentinas, Marcos Rojo mund të jetë duke luajtur ndeshjet e tij të fundit në Manchester United, pasi tashmë ka ardhur oferta e parë për të.
Daily Mirror shkruan se, skuadra spanjolle Valencia ka bërë ofertë për Rojon, i cili pritet të humb vendin në skuadër, pasi United e dëshiron suedezin Victor Lindelof.
Rojo po ashtu po kërkohet edhe nga disa skuadra tjera të Premierligës. /Express/