Juventus dhe Torino kanë arritur marrëveshje për mesfushorin Tomas Rincon
Mesfushori nga Venezuela, Tomas Rincon është duke kryer testet mjekësore të Torino dhe nga sot do të jetë pjesë e kësaj skuadre.
Rincon është huazuar për dy sezon në Torino me obligim të blerjes. Për huazimin dy vjeçar Juventus do të përfitojë dy milionë euro, ndërsa për shitjen shtatë milionë tjera.
Kështu mbyllet aventura e ish mesfushorit të Genoas në Juventus, i cili kaloi vetëm gjashtë muaj. /Express/