Legjenda braziliane, Pele është i lumtur që Neymar është larguar nga Barcelona për të kaluar në PSG
Brazilinia beson se kështu Neymar do të ketë mundësi që të zhvillohet edhe më shumë dhe të bëhet lojtar i madh, pasi gjithnjë është krahasuar me Leo Messin.
“Për Neymar, lëvizja në PSG besoj se është gjëja më e mirë. Kjo është gjë shumë e mirë pasi gjithnjë është diskutuar Neymar, Messi, Neymar, Messi. Ai tashmë ka mundësinë të bëhet lojtarë i madh”, tha Pele për Goal.
Ai po ashtu tha se Neymar së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin janë tre lojtarët më të mirë në botë. /Express/