Antonio Conte mund ta marrë sërish drejtimin e përfaqësueses së Italisë
Gian Piero Ventura, selektori i Italisë, pritet të shkarkohet nga detyra nëse nuk arrin t’i kualifikojë “Azzurrët” në Botërorin ‘Rusia 2018”.
Nëse ndodh kjo, drejtimin e Italisë pritet ta marrë trajneri aktual i Chelseas, Antonio Conte, shkruan Daily Express.
Conte, i cili e ka drejtuar Italisë mes viteve 2014-2016, thuhet se në fund të sezonit do të largohet nga Chelsea, dhe Italia është një opsion për të, përcjell Express.
Italianët nuk kanë mundur të kualifikohen direkt, kështu që Botërorin 2018 do ta kërkojnë nëpërmjet Play Offi-it. /Express/