Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Stoke City duke nënshkruar me Borussia Dortmund, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Borussia Dortmund dëshiron ta transferojë mesfushorin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, pas shitjes së Henrikh Mkhitaryan në Manchester United.
Tabloidi britanik “The Sun”, raporton se klubi nga Bundesliga është i gatshëm të paraqes ofertë për reprezentuesin zviceran, përcjell “Lajmi.net”.
Shaqiri nuk kishte vazhdimësi në sezonin e tij të parë në Premierligë, duke shënuar vetëm 3 gola.
Por, ai realizoi një super gol për Zvicrën në ballafaqimin ndaj Polonisë në “Euro 2016”, duke konfirmuar vlerat e tij.